I PRANISHËM NË KËTË TAKIM EDHE KRYETARI I PR, FATMIR MEDIU. Zef Hila kandidati I Partisë Demokratike ne Bashkine Vau Dejës, ka prezantuar para banoreve dhe simpatizanteve te PD-se, programin elektoral për katër vitet e ardhshme. Nen moton për Punë dhe Dinjitet, Hila ka garantuar banorët se gjithcka do te jete ne sherbim te komunitetit ne te gjitha fushat.

I pranishem ne kete takim ka qene edhe Kryetari I Partise Republikane, Fatmir Mediu I cili I ftoi te gjithe te votojne per programin e Zef Hiles, nderkohe qe deklaroi se te gjithe ato qe dalin kunder ketij program nuk perfaqesojne partine Republikane. Te pranishem ne kete takim, drejtues te larte te PD-se mes te cileve, Kryetari I PD Shkoder Ramiz Çobaj dhe Kryetari I Grupit te Punes Gjoke Uldedaj. Zef Hila tashme shpalos programin e tij, per nje bashkeqeverisje me qytetaret, ashtu sic u shpreh edhe ai vete per te realizuar ato te cilat te tjeret vetem I kane premtuar.

Artikulli paraprak“NË EMËR TË PAFAJËSISË”
Artikulli tjetërRADOVANI: DUHEN 2.3 MLN EURO NË “MARK LULA” PËR KANALIZIMET