Në Vig Mnelë duhet të ndalim braktisjen e kësaj zone nga banorët e saj, e kjo bëhet e mundur falë investimeve dhe mbështetjes së bashkisë. Ky ka qënë premtimi i kandidatit për kryetar të bashkisë Vau Dejës Zef Hila në njësinë administrative Vig Mnele. Vetë banorët kanë rënditur problematikat ndërkohe qe deklaruan se në këtë zonë nuk ndjehet dora e pushtetit vendorë.
Kandidati Zef Hila u ndal tek nevojat me emergjente të cilat nisin me rrugën, ndërtimin e një sheshi dhe këndi lojerash per femijet si dhe zbutjen e varferise në këtë zone.
Vig Mnela do të jetë në vëmëndjen tonë për katër vitet e ardhshme duke kthyer bashkinë tek qytetarët, deklaroi kandidati I koalicionit “Bashkë fitojme” Zef Hila gjate takimit me banoret e kesaj zone.