POSTIMI I ZEF HILES
I emocionuar nga takimi në fshatin Shelqet, Bashkia Vau Dejës. Prania e shumë grave, burrave, vajzave dhe djemve të këtij komuniteti, në sytë e të cilëve shihet qartë entuziazmi për ndryshim, është garancia e fitores së madhe!
Diskutuam afër problemet që i shqetësojnë banorët duke filluar nga papunësia, shëndetësia, emigrimi, taksat e larta për biznesin, problemet e regjistrimit të pronave, mbështetje për shtresat në nevojë, ndërtimin e një tregu me standarte, subvencionet për fermerët. 🤝
I sigurova banorët që me Partinë Demokratike në pushtet, të gjitha problemet e shprehura, do të jenë në qendër të vëmendjes për t’u zgjidhur!
Partia Demokratike ka programin më të plotë, e më të besueshëm për t’u realizuar, për ndryshimin e shumëpritur duke: ➡️mbështetur biznesin; ➡️ulur çmimin e energjisë elektrike; ➡️zgjidhjen e problemeve të regjistrimit të pronave; ➡️ndërtimin e një tregu bashkëkohor për gjithë fermerët dhe blegtorët; ➡️subvencionim për çdo fermer e blegtor; ➡️dyfishimin e ndihmës ekonomike dhe mbështetje të veçantë për personat me aftësi ndryshe;
#ShqipëriaFiton🇦🇱 #VotoPartiaDemokratike9✌ #Voto5ZefHila✌ #LulzimBashaKryeministër✌✌