KANDIDATI I PD-së MERR MBËSHTETJE NGA BANORËT PËR DREJTIMIN E BASHKISË. Fshati Barbullush ne Komunen e Bushatit, ka qene ndalesa e radhes e kandidatit te Partise Demokratike per Bashkine Vau Dejes. Si ne shtepine e tij, kandidati i PD-se eshte pritur mes entuziazmit nga banoret e barbullushit te cilet me pjesmarrjen e tyre, kane dhene mbeshtetjen e tyre per kandidatin e partise demokratike ne zgjedhjet e 21 Qershorit.
Kandidati i PD-se Zef Hila gjate fjales se tij, eshte shprehur I bindur se tashme me BAshine e Madhe, sherbimet ndaj qytetareve do te jene model ne te gjithe Shqiperine. I pranishem ne kete takim, Kryetari i Grupit te Punes per Partine Demokratike Gjoke Uldedaj, u shpreh se tashme eshte nje obligim me shume per banoret e kesaj zone te mbeshtesin partine demokratike ne keto zgjedhje. Mbeshtetja maksimale ka ardhur edhe nga vete banore te zones. Zef Hila, kandidati I PD-se ne BAshkine Vau Dejes, ka hyre ne kete gare pas nje drejtimi te suksesshem te Komunes se bushatit, nje zone e cila eshte perkthyer si simbol I investimeve dhe sherbimeve ne Qarkun e Shkodres.