KOMUNITETI I BANORËVE QË JETOJNË NË LEZHË GARANTOJNË MBËSHTETJEN MAKSIMALE. Kandidati i Aleances për Punë dhe Dinjitet në Bashkinë e Vau Dajësit Zef Hila ka zhvilluar një takim me komunitetin e Vig Mneles të cilët jetojnë në qytetin e Lezhës, duke marrë mbështetje maksimale nga ana e tyre. Kandidati i Partisë Demokratike për këtë bashki Zef Hila ka shpalosur projektin e tijë për Vig Mnelen, duke garantuar këtë komunitet se prioritet do të jetë punesimi në këtë zonë, duke ju kërkuar atyre votë masive për Partinë Demokratike.
Nga ana tjetër vetë komuniteti i Vig Mneles që jetojnë në Lezhë, mes të cilëve dhe votues të majtë të cilët janë të zhgënjyer i kanë garantuar Zef Hiles mbështetjen e tyre maksimale në zgjedhjet e 21-qershorit. Janë një numër i kosiderushëm banorësh nga Vig Mnela të cilët jetojnë në Lezhë, por që votojnë në vendlindjen e tyre, të cilët kanë deklruar se vota do të jetë vetem për kandidatin e së djathtes Zef Hila.