KANDIDATI I PD-së, PREMTON TAKSA TË ULËTA DHE SHËRBIME NDAJ BANORËVE. Kandidati i Partisë Demokratike, ne Bashkinë Vau Dejës, vijon takimet në të gjitha zonat e kesaj bashkie te re tashmë ne Qarkun e Shkodrës. Ai ka qene ne fshatin Kaçe, ku eshte takuar me banore te zones.

Ka qene fillimisht kryetari i grupit të punës pranë PD-së, Gjokë Uldedaj, I cili ka prezantuar kandidatin para banorëve të kësaj zone. Kandidati Zef Hila, gjate komunikimit me banorët, ka theksuar se shërbimet bazë ndaj qytetareve, arsimi shëndetësia dhe infrastruktura do të jenë prezente pranë kësaj zone. Mbështetja ndaj, kandidatit të Partisë Demokratike, ka ardhur edhe nga vetë banorët. Zef Hila, gjatë turit të vizitave të tij në cdo fshat të zonës është njohur më nevojat me emergjente, te cilat do te jene prioritetet kryesore, ku pas zgjidhjes së tyre, gjithcka do të bazohet në një plan afat mesem per zhvillimin e kesaj zone.

Artikulli paraprakTAKIM I BASHKIMIT TË SINDIKATAVE TË SHQIPËRISË
Artikulli tjetërPUKË, LA PARATË NË BIXHOZ, DENONCON PËR VJEDHJE