GJOKË ULDEDAJ: SOT FATMIRËSISHT KEMI NJERIUN E DUHUR PËR ZHVILLIMIN E ZONËS. Fshati Paçram, ka qënë ndalesa e radhës e kandidatit të Partisë Demokratike Zef Hila për tu njohur me problematikat e banorëve.
Gjatë këtij takimi, ai është njohur me nevojat më imediate të tyre, të cilat brënda një harku kohor të shkrutër do të marrin një zgjidhje. Kryetari i Grupit të Punës për Partinë Demokratike në këtë zonë, gjokë Uldedaj, deklaroi se fatmirësisht kjo zonë ka njeriun e duhur për të zhvilluar zonën. Kandidati i Partisë Demokratike, Zef Hila, gjatë kësaj periudhe është njohur me problematikat që shqetësojne komunitetin, në mënyrë qe keto problem pervec se do te marrin nje zgjidhje te shpejte do te jene pjese e programit të përbashket te qeverisjes me banorët e zonës.