Fitimi i Kupës së Shqipërisë është një objektiv për Vllazninë.

Një gjë të tillë e pohon edhe drejtori sportive Eugent Zeka. Në këtë mënyrë kuqeblutë të mërkuren në përballjen ndaj Teutës do të kërkojnë fitoren për ta patur sa më të lehtë ndeshjen e kthimit në Durrës. Drejtori Zeka tha gjithashtu se nuk e sheh të rrezikuar Vllazninë në luftën për mbijetesë deklaruar se ekipi ka forca për ta kaluar humbjen me Kukësin. Vllaznia luan të mërkurën ndeshjen e Kupës përballë Teutës në stadiumin “Loro Boriçi”. Edhe pse me disa mungesa kuqeblutë do të tentojnë që të marrin një fitore ndaj durrsakëve.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, CICMIL NJË MUAJ JASHTË FUSHËS
Artikulli tjetërTREGTI ARMËSH ‘TRANSPORTUESI’ VË NË PRANGA TRAFIKANTËT, PISTOLETA 600 MIJË LEKË