“Vllaznia do të kërkojë fitoren ndaj Teutës dhe se situata jo e mirë pas humbjes me Laçin është lënë pas”.

Kështu shprehet drejtori sportiv i Vllaznisë Eugent Zekaj në prag të përballjes me Teutën. Ngërçi i Vllaznisë në 4 ndeshje pa fitore për drejtorin Zeka është vetëm puna brenda për brenda skuadrës. Një përgjigje i ktheu ish-futbollist të Vllaznisë Armando Vajushi i cili ka akuzuar drejtuesit kuqeblu ndërsa tha se respekton vendimin e tifozëve edhe nësa ata nuk vijnë për ta mbështetur ekipin. Zeka në postin e ri si drejtor i Vllaznisë ndjehet mirë dhe ka ambicje që në një të ardhme të afërt të sjellë trofe në Shkodër. Vllaznia luan me Teutën të dielën në fushën sportive “Reshit Rusi”, sfidë në të cilën kërkohet fitorja pas 4 ndeshjeve radhazi pa fitore.

Artikulli paraprakDREJTORI I POLICISË SË SHTETIT HAKI ÇAKO NË SHBA
Artikulli tjetërAKTIVITET ARTISTIK ME KRIJIMTARINË E 38 MARTIRËVE