Florian Zekja deklaron edhe njëherë tjetër se nuk ka ndërmend të vazhdojë të sponsorizojë më për ekipin e volejbollit të femrave të Vllaznisë. Në një intervistë për “Star Plus”, ai thotë se nuk ka dhënë dorëheqje, por ky vendim i tij ka ardhur si pasojë e mbarimit të kontratës dhe si rrjedhojë, nuk do të aplikojë më për të përfituar fondin e Bashkisë Shkodër për këtë shoqatë.

Zekja thotë se pavarësisht disa paralajmërimeve të tij të herëpashershme për përshpejtim të gjërave, Bashkia e Shkodrës nuk veproi ashtu si duhet dhe si rrjedhojë, ai e ka parë të detyrueshme që të mos bashkëpunojë më me institucionin e pushtetit lokal.

Zekja shpreh edhe keqardhjen e tij për stafin teknik dhe volejbollistet aktuale të Vllaznisë.
Florian Zekja qëndroi në krye të Shoqatës së Vllaznisë në volejboll për femra për rreth dy vite e gjysëm, teksa nuk e përjashtoi mundësinë që ta ndihmojë këtë ekip financiarisht sa herë që të jetë e nevojshme.

Artikulli paraprak“VERIU JASHTË VËMENDJES SË MINISTRISË SË KULTURËS”
Artikulli tjetërOSMANI: VLLAZNIA NDAJ ERZENIT PËR TRE PIKËT