Nga dita e sotme, Zelanda e Re do të nisë vaksinimin e fëmijëve të grupmoshës 5-11 vjeç.

Aktualisht janë dorëzuar mbi 120, 000 doza të vaksinës Pfizer për fëmijët. Nëpërmjet këtij programi do të sigurohet që të gjithë njerëzit të kenë akses për të marrë vaksinën kundër COVID.

‘Vaksinimi tani është një mënyrë e shkëlqyer për të ndihmuar në mbrojtjen e fëmijëve përpara se të kthehen në shkollë. Vaksinimi ndihmon në parandalimin e kalimit të tij tej anëtarët më të cënueshëm’, është shprehur drejtori klinik i programit të vaksinimit Anthony Jordan.

Ndërkohë Zelanda e Re ka reduktuar intervalin midis dozës së dytë dhe një doze përforcuese nga gjashtë në katër muaj.

Artikulli paraprakPSE DUHET TË KONSUMONI MË SHUMË SALMON?
Artikulli tjetërSOT 554-VJETORI I VDEKJES SË SKËNDERBEUT, META: VEPRA E PAVDEKSHME E SIMBOLIT MË PËRBASHKUES, DO TË NA UDHËHEQË NË PËRPJEKJET PËR LIRI