Mbërrin cikloni Gita në Zelandën e re. Për këtë arsye autoritetet kanë urdhëruar mbylljen e shkollave, zyrave e transporteve dhe kanë ftuar popullsinë të mos dalë nga banesat për shkak të shirave të rrëmbyeshëm të shoqëruar me erë me shpejtësi deri në 140 km në orë.

Ndërkohë që dallgët në det kanë mbërritur lartësi deri në 6.7 m. Gjithashtu edhe aeroporti ndërkombëtar i Wellington ka bllokuar të gjitha fluturimet deri në kalimin e ciklonit. Mijëra banorë kanë mbetur pa energji elektrike.

Cikloni Gita u krijua rreth 2 javë më parë në oqeanin paqësor pranë ishujve Fiji. Ishulli Tonga ishte më i prekuri nga cikloni , ku u shkatërruan qindra shtëpi e ndërtesa.

Artikulli paraprakKAPET ME 20 MIJË DOLLARË FALSE, NË PRANGA 44-VJEÇARI
Artikulli tjetërNDËRRON JETË EDHE VAJZA 10-VJEÇARE E FAMILJES PREKA