Një akuzë të re ka ngritur ndaj Perëndimit presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky duke thënë se sanksionet e tyre për Rusinë janë të dobëta dhe më të “kujdesshme” seç duhet.

“Thuhet se sanksionet e mëtejshme mund të lidhen me përdorimin e armëve kimike. Mendoni për këtë…po presim që të përdoren armët kimike. Ne nga ana tjetër këtu në Ukrainë, presim të përdoren mbi ne. A nuk mjafton ajo që po bën Rusia për të vendosur një embargo nafte ndaj tyre? A nuk mjaftojnë bombat me fosfor? Thjesht nuk kam fjalë. Sepse nëse sanksionet mund të anashkalohen, udhëheqja ruse do të mendojë se mund t’i shmangë ato pa probleme. Ukrainasit po e paguajnë me jetën e tyre. Frika ju bën bashkëpunëtorë”., tha ai.

Lajmin e ka bërë me dije përmes një videoje të publikuar në rrjetet e tij sociale gjatë natës.

Artikulli paraprakPOTENCIALET E PASHFRYTËZUARA, EUROSTAT: SHQIPËRIA ME VARËSI TË LARTË NGA IMPORTET E ENERGJISË NË EUROPË
Artikulli tjetërSOT LUHET SHQIPËRI-GJEORGJI/ MOMENTI I ASLLANIT DHE RIKTHIMI I ÇEKIÇIT, PRITEN SHTATË NDRYSHIME NË FORMACIONIN KUQEZI