Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ishte sot në qytetin Zhytomyr në Ukrainën perëndimore ku falënderoi të gjithë ushtarët të cilët mbrojnë kufirin.

“Kam mbajtur gjithashtu një takim të posaçëm koordinues në Zhytomyr me të gjithë drejtuesit e rajonit. Vëmendje e veçantë iu kushtua kufirit, pati një raport nga kreu i administratës ushtarake rajonale Zhytomyr dhe kreu i shërbimit kufitar të kufirit shtetëror. Biseduam për mbrojtjen, rregullimin e kufirit dhe situatën në përgjithësi, i jam mirënjohës të gjithëve që sigurojnë fuqinë e kufirit tonë shtetëror”- u shpreh Zelensky.

Artikulli paraprakSI TË DALLONI NËSE TELEFONI JUAJ ËSHTË HAKUAR?
Artikulli tjetërSHMANGNI KËTO PERIME PËR DARKË PËR TË PARANDALUAR FRYRJEN GJATË NATËS