Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky deklaroi se një kundërofensivë e shumëpritur kundër trupave ruse do të ndodhë.
“Do të ketë një kundërsulm,” tha Zelensky, ndërsa u foli gazetarëve nga Finlanda, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia.
“Ne po përgatitemi për të. Kjo do të ndodhë,” u shpreh ai, shkruan CNN.
Zelensky beson në suksesin e misionit dhe se “ne do të jemi në gjendje të çlirojmë territoret tona”. Por presidenti ukrainas tha se ai “nuk është i gatshëm të thotë në detaje se kur do të ndodhë kundërofensiva dhe si”. Ukraina ka ende nevojë për “armë të caktuara”, tha ai, dhe rreziku kryesor për trupat e tij është nëse ata do të kenë mjaftueshëm municione që u nevojiten.
“Armët janë vendimtare në momentet e de-okupimit”, theksoi Zelensky.