Ata janë “tradhtarë”. Me këtë akuzë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky largoi dy gjeneralë, sipas asaj që ai vetë bëri të ditur mbrëmë.

‘Sot është marrë një vendim tjetër për anti-heronjtë’, tha ai. ‘Tani nuk kam kohë të merrem me gjithë këta tradhtarë, por gradualisht do të ndëshkohen’. Gjeneralët e larguar janë ish-shefi i departamentit kryesor të shërbimit të sigurisë së brendshme (SBU), Naumov Andriy Olehovych dhe ish-shefi i shërbimit të sigurisë në rajonin Kherson, Serhiy Oleksandrovych.

‘Këta ushtarë që nuk kanë vendosur se ku është atdheu i tyre – denoncoi përsëri presidenti – që kanë shkelur betimin e besnikërisë ndaj popullit ukrainas për mbrojtjen e shtetit, lirinë dhe pavarësinë e tij, do t’u hiqet në mënyrë të pashmangshme grada ushtarake.’.

Artikulli paraprak1 PRILLI, JA SI FESTOHET DITA E GËNJESHTRAVE NË SHTETE TË NDRYSHME
Artikulli tjetërLUFTA/ ERDOGAN KËMBËNGUL PËR NJË TAKIM PUTIN-ZELENSKY