“I jam mirënjohës Rumanisë dhe Presidentit Klaus Iohannis për vendimin për pajisjen e Ukrainës me një sistem shtesë të mbrojtjes ajrore Patriot”, shkruan presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në rrjetet sociale.

“Është e rëndësishme të theksohet se ky hap forcon sigurinë jo vetëm në Ukrainë, por në të gjithë rajonin tonë dhe në Evropë, thekson ai.

Duke i dhënë fund terrorit rus tani, Ukraina parandalon agresionin e mundshëm kundër Moldavisë, Rumanisë, shteteve baltike dhe të gjitha vendeve tona.

Është thelbësore që Ukraina të ketë mjetet e nevojshme për të mposhtur terrorizmin rus tani, në mënyrë që askush tjetër të mos përballet me veprimet agresive të Rusisë në një shkallë më të gjerë në të ardhmen”.

Artikulli paraprakAGJENSIA KOMBETARE E MBROJTJES CIVILE PARALAJMËRON PËR TEMPERATURA TË LARTA
Artikulli tjetërMINISTRIA E SHËNDETËSISË: RRITJE PAGE PËR 20 MIJË MJEKË DHE INFERMIERË DUKE NISUR NGA MUAJI KORRIK