Rusia ‘dëshironte të shkatërronte’ Ukrainën, por lufta ‘është kthyer në shtëpinë e saj’. Kështu deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ditën e sotme teksa mbajti një fjalim për Ditën e Pavarësisë së Ukrainës. Ndërkohë, Rusia dhe Ukraina vijojnë shkëmbimin e të burgosurve.

“115 ushtarët rusë të liruar janë ata që forcat e Kievit kapën në ofensivën e tyre të fundit në territorin rus, në rajonin e Kurskut. Në këmbim, 115 ushtarakë ukrainas iu dorëzuan “regjimit të Kievit”, tha ministria ruse.

Ushtarët e liruar të Moskës ndodhen në Bjellorusi, ku po marrin ndihmën e nevojshme psikologjike dhe mjekësore dhe gjithashtu u është dhënë mundësia të kontaktojnë të afërmit e tyre, shtoi Ministria e Mbrojtjes

Artikulli paraprakXHIXHO: IMPORTI I MBETJEVE VEPRON NË INTERES TË MAFIAS SË PLEHRAVE
Artikulli tjetërBLLOKIMI I FURNIZIMIT ME NAFTË NGA RUSIA, HUNGARIA AKUZON BE-NË