Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se mijëra fëmijë ukrainas janë rrëmbyer nga rusët për qëllime zhvatjeje.

Ai e denoncoi edhe një herë këtë gjë, duke folur para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku e pranishme ishte edhe gruaja e tij Olena Zelenska.

“Disa grupe terroriste rrëmbejnë fëmijë, por kurrë më parë rrëmbimet dhe dëbimet masive nuk janë bërë pjesë e politikës së qeverisë. Fëmijët ukrainas të rrëmbyer në Rusi mësohen të urrejnë Ukrainën, të gjitha lidhjet me familjet e tyre janë prishur. Ky është gjenocid, urrejtje dhe përdoret si armë”, tha Zelensky.

Artikulli paraprakPËRFSHIHET NGA ZJARRI NJË BANESË NË FSHATIN MYLTE TË LEZHËS
Artikulli tjetërTONIGHT – PJERIN NDREU