Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka nënshkruar sot ligjin që ndalon partitë politike pro-ruse.
Kjo është një masë e paraqitur në parlament “Rada Verkhovna” (Këshilli Suprem i Ukrainës), më 28 mars, e miratuar më pas nga i njëjti organ më 3 maj me 330 vota pro.
Ndalimi do të hyjë në fuqi një ditë pas publikimit në organet zyrtare, sipas raportimit të Ukranska Pravda.