Rrjeti amerikan ABC News ka publikuar një intervistë që ka pasur me presidentin e Ukrainës Zelensky.

Përgjigjet e Zelenskyt ndaj pyetjeve u postuan në faqen e internetit të Presidentit ukrainas.

Ja një përmbledhje e asaj që ai tha:

NATO dhe shqetësimet e sigurisë: Zelensky tha se Ukraina duhet të ketë një marrëveshje kolektive të sigurisë me të gjithë fqinjët e saj në të ardhmen.

Krimeja: Zelensky tha se populli ukrainas nuk është gati për ultimatume, por është e rëndësishme që njerëzit që duan të jenë pjesë e Ukrainës të jetojnë në Ukrainë.

Pse nuk u largua nga Ukraina: Zelensky tha “Unë jam një qytetar i shtetit tim, një president i zgjedhur në mënyrë legjitime”. Ai shtoi se nëse do të largohej nga Ukraina do të ishte gjallë, por “nuk do të ishte më një njeri”.

Teksa Rusia intensifikon luftën e saj në Ukrainë, duke vrarë civilë dhe duke nxitur krizë të madhe të refugjatëve, presidenti amerikan, Joe Biden ka bërë të ditur të martën, 8 mars, një ndalesë në importet e naftës ruse.

Presidenti ukrainas falenderoi presidentin amerikan dhe u bëri thirrje liderëve tjerë botërorë që të veprojnë njëjtë, duke thënë se ky veprim do të godiste “zemrën e makinës së luftës së (presidentit rus, Vladimir) Putinit”.

Më herët gjatë ditës së martë, Zelensky ka mbajtur një fjalim të rrallë në Parlamentin britanik, përmes video-lidhjes, në të cilin ka bërë thirrje për më shumë sanksione të Perëndimit ndaj Rusisë.

Artikulli paraprakZONJA E PARË E UKRAINËS THIRRJE PERËNDIMIT: NDALONI PUTININ, OSE NUK DO KETË MË ASNJË VEND TË SIGURT
Artikulli tjetërRRITJA E ÇMIMIT, KËSHILLA SI TË KURSEJMË SA MË SHUMË ENERGJI ELEKTRIKE