Në prag të Ditës së Fitores, ndërsa lufta shpërthen në vendin e tij, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha se Rusia “kishte harruar gjithçka që ishte e rëndësishme për fituesit e Luftës së Dytë Botërore”, shkruan BBC.

Ai tha se e gjithë bota e lirë mund të shihte se Ukraina ishte “pala e së mirës në këtë luftë”, duke shtuar se Rusia “do të humbiste sepse e keqja humbet gjithmonë”.

Udhëheqësit perëndimorë përdorën gjithashtu rastin e Ditës së Fitores për të denoncuar veprimet e Rusisë në Ukrainë.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau, i cili vizitoi Ukrainën, i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Presidenti rus Vladimir Putin “po shkonte kundër vlerave për të cilat kaq shumë njerëz luftuan dhe vdiqën”.

Dhe udhëheqësit e grupit G7 thanë se veprimet e Putinit sollën “turp për Rusinë dhe sakrificat historike të popullit të saj”.

Artikulli paraprakRAPORTI EUROPIAN: TRAFIKIMI I KOKAINËS NË PORTE ËSHTË RRITUR NGA SHQIPËRIA DHE MALI I ZI NË VITET 2020-2021
Artikulli tjetërVOA: FERMERËT SHQIPTARË GJEJNË MËNYRA ALTERNATIVA, PËRDORIN MBETJET E KAFESË NË VEND TË PLEHRAVE KIMIKË