Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky shkarkoi sot ambasadorin e Kievit në Gjermani, si dhe disa të dërguar të tjerë të lartë, thuhet në faqen e internetit të presidencës ukrainase.

Në një dekret që nuk jepte asnjë arsye për këtë veprim, ai njoftoi shkarkimin e ambasadorëve të Ukrainës në Gjermani, Indi, Republikën Çeke, Norvegji dhe Hungari. Nuk është e qartë nëse diplomatët do të marrin poste të reja. Zelensky u ka kërkuar diplomatëve të tij që të marrin mbështetje ndërkombëtare dhe ndihmë ushtarake për Ukrainën.

Marrëdhëniet e Kievit me Gjermaninë, e cila është shumë e varur nga furnizimet ruse me energji, janë të ndjeshme.

Artikulli paraprakMALI I ZI DHE SHQIPËRIA NISIN NEGOCIATAT PËR NDËRTIMIN E NJË PIKE TË RE KUFITARE, JA KUR NIS FUNKSIONIMI I SAJ
Artikulli tjetër“RAMA DUKET SE KËTË HERË NUK PO LUAN BLOFIN”, MEDIAT GREKE NË ALARM PËR LEJIMIN E HASHASHIT PËR PËRDORIM MJEKËSOR