Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, dhe gruaja e tij, Olena Zelenska, takuan ditën e sotme Mbretëreshën Margaret II të Danimarkës dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore në Kopenhagë.
Ai shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e tyre për të gjitha përpjekjet që kanë bërë për Ukrainën.
“Ne jemi mirënjohës për mbështetjen e familjes mbretërore për të gjitha përpjekjet e rëndësishme humanitare. Falenderojmë qeverinë daneze, parlamentin dhe të gjithë danezët për anën e Ukrainës”, shkroi Zelensky në Twitter.