Presidenti Volodymyr Zelensky tha se dëmet totale të shkaktuara në Ukrainë nga lufta kanë arritur në 600 miliardë dollarë.
Zelensky tha se në shumë vende të Ukrainës ka pasur shkatërrime në shkolla, spitale dhe shumë banesa.
“Vlerësimet paraprake të humbjeve të Ukrainës nga kjo luftë arrijnë sot në 600 miliardë dollarë. Më shumë se 32 milionë metra katrorë hapësirë banimi, më shumë se 1500 objekte arsimore dhe më shumë se 350 objekte mjekësore janë shkatërruar ose dëmtuar.Subjektet ekonomike pësuan humbje të mëdha, qindra ndërmarrje janë shkatërruar. Rreth 2,500 km rrugë dhe pothuajse 300 ura janë rrënuar ose dëmtuar.
Nuk janë vetëm statistika. Ky është Mariupol, ky është Volnovakha, ky është Okhtyrka, ky është Chernihiv, ky është Borodianka dhe dhjetëra apo dhjetëra qytete, qyteza dhe fshatra tana,” tha Zelensky.