Ledri Vula është një nga ‘playboy’­t më të famshëm të skenës shqiptare, por tashmë prej disa muajsh, reperi nuk është më i disponueshëm. Pak javë më parë, këngëtari ka konfirmuar lidhjen e tij me Adela Sollakun dhe, siç duket, në krahët e saj Ledri ka gjetur lumturinë. Por, pavarësisht kësaj, planet për bashkëjetesë janë të largëta.

 

Aktualisht reperi jeton në të njëjtën shtëpi me gjyshin, gjyshen dhe prindërit e tij, megjithatë është në pritje të përfundimit të ndërtimit të shtëpisë së tij të re. Çifti i të dashuruarve vazhdon të mbajë lidhjen në distancë, kjo për shkak të lëvizjeve të shpeshta të Ledrit nga njëri shtet në tjetrin, ku realizon koncerte “live”. Por, sa ka ndikuar largësia në marrëdhënien mes tyre? Menaxheri i këngëtarit, njëkohësisht edhe një nga miqtë e tij më të mirë, Faton Shoshi, rrëfen për “Bluetooth” se, “Adela është shumë e sjellshme dhe e respekton shumë punën e Ledrit. Ajo nuk e pengon kurrë”.Megjithatë, gjatë javëve të fundit vajzën nga Tirana, që ka rrëmbyer zemrën e reperit, e kemi parë shpesh teksa e shoqëron në koncertet e tij.Sipas menaxherit, “Adela edhe kur vjen në festat e Ledrit qëndron me shoqërinë e saj, si gjithë të tjerët”. Kjo duket se i ka lënë përshtypje pozitive artistit, pasi siç tregon Fatoni, “për këtë arsye Ledri e respekton shumë”. Por, prania e së dashurës së Ledrit në thuajse të gjitha koncertet e tij, ka zgjuar dyshimet se arsyeja e vetme e saj është xhelozia.Në fakt, siç tregon menaxheri, nuk është aspak kështu. “Adela nuk është xheloze, ajo është shumë e kuptueshme dhe di ta respektojë profesionin e Ledrit”, profesion që në fakt nuk është shumë i favorshëm për një çift të ri. Ndonëse jemi në prag të festave të fundvitit, Ledri Vula dhe e dashura e tij nuk do të festojnë së bashku. Edhe pse reperi do të jetë në Tiranë, menjëherë pas performancës në një nga club­et më të njohura të kryeqytetit ai do të udhëtojë drejt Zvicrës, ku do të mbajë një tjetër koncert.E dashura e tij nuk do ta shoqërojë reperin, megjithëse edhe nëse ndodh ajo do të jetë me shoqërinë e saj si zakonisht. Menaxheri i këngëtarit ka zbuluar gjithashtu se shumë shpejt, më 20 dhjetor Ledri do të publikojë klipin dhe këngën më të re me titull SNMN (Sun rrin me neve)

Artikulli paraprakFestat e fundvitit dhe çmimet e kripura të këngetarëve tane shqiptare
Artikulli tjetërLIVING 12.12.2015