0 minuta vonesa në kufi në 2023, një leje pune vitin e ardhshëm, kualifikim i përbashkët, marrëveshje për shëndetin dhe 3-fishim i kapaciteteve kur secili prej vendeve përballet me fatkeqësi natyrore. Dakordësia është arritur ditën e sotme nga liderët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë në ‘Ballkanin e Hapur’.
Marrëveshja për Bashkëpunimin në përballje me fatkeqësitë natyrore; memorandumi për të lehtësuar importet dhe eksportet dhe lëvizjen e mallrave; Lëvizje për tregun e lirë dhe lejet e qëndrimit;
Këto janë marrëveshjet e firmosura nga 3 liderët e 3 vendeve të Ballkanit Perëndimor në Shkup, gjatë forumit të sotëm ekonomik atje.
Pas firmosjes së marrëveshjeve është prezantuar emri i nismës ‘Ballkani i Hapur’ dhe nuk do të përdoret më termi që i është referuar deri më tani.