Robert Gjoka, 56 vjeç, ka humbur jetën pasditen e kësaj të enjteje pasi mjeti bujqësor të cilin ai drejtonte ka dalë nga rruga.

“Më datë 04.11.2021, rreth orës 12:25, në fshatin Gëziq, Mirditë shtetasi Robert Gjoka, 56 vjeç, duke drejtuar mjetin bujqësor zetor ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë ka gjetur vdekjen”, njofton Policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakANA E MALIT, MASA PËR PARANDALIMIN E PËRMBYTJEVE
Artikulli tjetërSHKODËR, EKIPET E VOLEJBOLLIT TË FEMRAVE: OBJEKTIV TROFEU