Një aksident rrugor është shënuar mes një zetori dhe një veture pasditen e sotme në Prishtinë.
Rastin për mediat kosovare e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.
Rreth orësh 15:00 policia është informuar për një aksident në mes dy automjetesh në lagjen “Arbëria” në Prishtinë. Nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale”, ka treguar Ahmeti.