Muaji i madhërueshëm i Ramazanit për besimtarët musliman ishte në qendër të emisionit “Tonight” në Star Plus Tv. Zëvendës myftiu i Shkodrës, teologu Arben Halluni tregoi mbi rëndësinë e muajit të Ramazanit dhe agjërimit nga muslimanët.

Halluni me keqardhje përmendi situatën e vështirë në Gaza teksa besimtarët palestinez nuk po arrijnë të agjërojnë pasi e pritën muajin e Ramazanit në një luftë të ashpër.

Zëvendës myftiu Halluni ndër të tjera falenderoi bashkinë Shkodër për zbukurimin e disa pjesëve të qytetit që ndodh për herë të parë në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit.

Në emisionin “Tonight” zëvendës myftiu i Shkodrës Arben Halluni dha edhe shumë mesazhe të tjera që lidhen me muajin e madhërueshëm të Ramazanit për paqe, harmoni, solidaritet, dashuri e afërsi ndaj Zotit.

Artikulli paraprakKAMIONI DEL NGA RRUGA NË AFËRSI TË MILOTIT, PLAGOSET SHOFERI
Artikulli tjetërPREFEKTURA MBLEDHJE PËR EMERGJENCAT CIVILE