Zëvendësimi i orëve të mësimit do të nisë në muajin mars

Në muajin mars do të nisë zëvendësimi i orëve të mësimit, të cilat janë humbur gjatë periudhës së pezullimit për shkak të gripit dhe të motit të keq. Deklarata është bërë nga Drejtoresha e arsimit parauniversitar, Zamira Gjini, e cila tha se situata po menaxhohet nga ministria e Arsimit. Gjini: “Në muajin mars nis zëvendësimi i orëve të humbura mësimore. Nxënësit do zhvillojnë 2-3 orë më shumë mësim në ditë. Nuk ka asnjë gjë për t`u shqetësuar, situata do të menaxhohet dhe po menaxhiohet me sukses nga ministria e Arsimit” Me urdhër të ministrisë së Arsimit, shkollat, çerdhet dhe universitet janë mbyllur për shkak të situatës gripale në vend dhe motit të keq. Urdhëri për mbylljen e shkollave është dhënë deri në datën 16 janar, por kjo do të varet edhe nga situata e motit.

Artikulli paraprakKUVENDI ANKOHET NË BRUKSEL PËR ARRESTIMIN E HARADINAJT: E PAPRANUESHME, KËSHILLI I EUROPËS TË REAGOJË!
Artikulli tjetërPAPA APEL KUNDËR TERRORIZMIT: S’MUND TË VRASËSH NË EMËR TË ZOTIT