Një grup prej njëmbëdhjetë kryebashkiakësh të qyteteve të Ukrainës vazhdojnë të mbahen rob nga forcat ruse, përsëriti të hënën zëvendëskryeministrja e Ukrainës.

“Kjo është absolutisht e vërtetë. Ne e dimë se të gjithë kryetarët e bashkive të qytetit, ata janë në robëri, ata po mbahen peng nga rusët, ata për fat të keq nuk po na i kthejnë neve”, tha Iryna Vereshchuk për Erin Burnett të CNN të hënën.

“Fatkeqësisht, deri më tani, nuk kemi mundur të kontaktojmë, apo të lirojmë ndonjë kryetar bashkie tjetër, madje nuk e dimë, mendojmë se disa prej tyre janë vrarë”, tha ajo duke folur përmes një përkthyesi, shkruan CNN.

Të dielën, në një mesazh të postuar në mediat sociale, Vereshchuk tha se 11 kryebashkiakë lokalë nga Kievi, Kherson, Mykolaiv dhe rajonet e Donetsk “janë në robëri ruse”.

“Nëse nuk e ndalojmë Putinin sot, së bashku, ky është vetëm fillimi i atyre mizorive që do të zbulojmë më vonë. Sepse ndërsa po flasim tani me ju, ka më shumë se 100,000 civilë, gra, fëmijë, të moshuar, të cilët po vdesin në qytetin e Mariupol për momentin,” tha ajo.

Artikulli paraprakNDIHMA ME ARMË NGA PERËNDIMI, FOSHNJEVE NË UKRAINË U VENDOSIN EMRAT E RAKETAVE
Artikulli tjetërFOTO/ NË MES TË LUFTËS, ÇIFTI UKRAINAS MARTOHET NË NJË STREHË NË KHARKIV