Zëvendësministri i Kulturës Zef Çuni sfidon kohën dhe deklaron se me 9 maj, në ditën e europës muzeu i ri “Marubi” jo vetëm se do të jetë gati por edhe do të inagurohet.

Zëvendësministri Çuni flet edhe për varrin e Kolë Idromenos teksa thotë se ka përfunduar faza e parë për pjesën arktitekturore dhe tashmë po punohet mbi bazën e fotos origjinale që është gjetur. Sërish nuk jep afat se kur do të përfundojë varri i Idromenos edhe pse sipas tabelës duhej të kishte mbaruar në nëntorin e 2015-ës por zëvendësministri Çuni tregon gjetja e fotos ka krijuar një ide të plotë për restaurimin. Varri i Kolë Idromenos që ndodhet tek varrezat katolike të Rrmajit disa herë është ngritur si shqetësim për mospërfundimin në afatet e dhëna por për ministrinë e kulturës kjo nuk ka rëndësi.

Artikulli paraprak“GJUHA E SHQIPE E KONSOLIDUAR, DUHET TË HAPET NDAJ HUAZIMEVE”
Artikulli tjetërBASKET MESHKUJ, VLLAZNIA “PËRMBYS” TIRANËN, 71-66