Ka perfunduar takimi i zevendesministrit te Brendshem ne Shkoder Sander Lleshi ne policine vendore Shkoder. Per mbi dy ore Lleshi zhvilloi takim me drejtues te larte te policise, pergjegjes sektoresh por edhe efektive te tjere.
Ministri Lleshi ka dhene disa porosi te qarta per te te gjithe drejtuesit sa i perket luftes ndaj krimit te organizuar, korrupsionit, kontrollet per element kriminal qe mund te levizin ne qytet por edhe nje patrullim te shtuar ne akse te ndryshme problematike.
Sipas burimeve zevendesministri Lleshi ka qene i prere ne disa porosi te tij duke kerkuar nje sherbim sa me cilesor te policise.
Efektivet duhet qe te kene kujdes ne imazhin e tyre ne raport me qytetaret. Shkodra eshte qyteti i pare pas Tiranes qe zevendesministri Lleshi zhvillon nje takim pas detyres qe ka marre.