MALAJ: S’KA DENONCIME PËR MOS ZBATIM TË PROJEKTIT “SHANSI I DYTË”. Zëvendës ministrja e arsimit Nora Malaj nuk i është përgjigjur ashtu siç duhet pyetjes së “Star Plus” lidhur me zbatimin e projektit “Shansi i dytë” për fëmijët e prekur nga fenomeni i gjakmarrjes. Edhe pse denoncimet janë bërë edhe para prokurorit të Shkodrës Besnik Cani në takimin me avokatin e popullit Malaj tha se nuk ka denoncime tek Ministria e Arsimit duke iu shmangur pyetjes.

Psikologu i shkollës së Bardhajve, zonë e prekur nga gjakmarrja, kohë më parë tha se 7 fëmijë të asaj shkolle vuajnë nga ky fenomen. Nga ana e saj zëvendës ministrja Malaj në vend të përgjigjes nuk shmang politikën duke shfrytëzuar këtë periudhë parazgjedhore. Malaj thotë se kush abuzon do ndëshkohet por duke anashkaluar rastin e projektit “Shansi i dytë” për fëmijët e ngujuar. Ende nuk dihen shifrat e sakta të familjeve dhe fëmijëve të ngujuar teksa ka përplasjes shifrash mes shërbimit social, policisë, prokurorisë, bashkisë apo edhe shoqatave të pajtimit gjë e cila sjell edhe këtë mosrakordim dhe mbase lë hapësirë që projekti “Shansi i dytë” të mos zbatohet siç duhet.

Artikulli paraprakPROMOVOHET “LETËRSI SHQIPE BASHKËKOHORE”
Artikulli tjetërCIROKA: MË VOTONI QE TË JEM ZËRI I QYTETARËVE