Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë. Në projektligj theksohet se objekti i këtij ligji është ndalimi i ushtrimit të aktivitetit të gjuetisë, me qëllim përmirësimin e gjendjes së llojeve të faunës së egër, objekt gjuetie dhe jo vet Objekti i këtij ligji është ndalimi i përkohshëm ushtrimit të veprimtarisë së gjuetisë në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë.

Sipas draftit të qeverisë, përdorimi i zonave të gjuetisë, të dhëna për këtë qëllim nëpërmjet ofertës publike, sipas legjislacionit në fuqi për gjuetinë, pezullohet. Kontratat për mbarështimin e faunës së egër janë të vlefshme, por edhe në këto zona, ku mbarështohet fauna e egër, nuk mund të ushtrohet gjuetia deri në afatin e zbatimit të këtij ligji. Drafti përcakton se kur shkelja kryhet e organizuar nga operatorët e tureve të gjuetisë, shoqatat e gjuetarëve ose federatat e gjuetarëve, subjekti që e organizon dënohet me gjobë, në masën 800 000 (tetëqind mijë) – 1 000 000 (një milion) lekë; dhe kur shkelësi është një individ dënohet me gjobë, në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë) – 100 000 (njëqind mijë) lekë dhe me konfiskim të armës së gjahut. Shoqata shqiptare e gjuetarëve është shprehur kundër këtij vendimi, ndërsa kanë paralajmëruar edhe protesta te tjera.

Artikulli paraprakRREZIMI I HELIKOPTERIT, VIJNE TE TJERA DESHMI NGA BANORET
Artikulli tjetërBASHA PREZANTON PLATFORMEN EKONOMIKE TE PARTISE DEMOKRATIKE