Gianni Infantino është zgjedhur në krye të FIFA-s.
Pas raundit të dytë të votimit në Asamblenë Zgjedhore të mbajtur këtë të premte në Zyrih. Italo-zvicerani arriti të marrë 115 vota në raundit e dytë të votimit, ndërsa sheiku i Bahrejnit Al Khalifa u rendit i dyti me 88 vota, princi i Jordanisë, Al Hussein, 4 vota, ndërsa Jerome Champagne nuk arriti të merrte asnjë votë në këtë raund. Raundi i parë i votimit nuk arriti të zgjidhte presidentin pasi asnjëri nga kandidatët nuk arriti të merrte dy të tretat e votave, ndërsa në raundin e dytë ishte Gianni Infantino që arriti të zgjidhet presidenti i organit më të lartë të futbollit botërorë, duke zëvendësuar në këtë post të larguarin Sepp Blatter. Gianni Infantino është avokat zviceran me origjinë italiane. Ai mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm të FIFA-s. Programi i tij përmban zgjerimin e Kupës së Botës me 40 ekipe kombëtare, 5 milionë dollarë për çdo katër vjet për çdo federatë dhe 40 milionë dollarë për çdo konfederatë. “Nuk kam fjalë të shpreh ndjenjat e mia në këto momente. Të gjithë do të na duartrokasin për atë që ne do të bëjmë”, tha Infantino menjëherë pas daljes së rezultateve që e bënë atë President të FIFA-s.
/ Star Plus TV /