Procesi i Partisë Socialiste për zgjedhjen e 61 kryetarëve të PS në gjitha bashkitë e vendit nisi nga Shkodra. Sekretari organizativ i PS Blendi Klosi zhvilloi një takim me asamblenë e PS Shkodër ndërsa të pranishëm ishin edhe kryetarja e parlamentit Lindita Nikolla, sekretarja për burimet njerëzore në PS Anila Denaj, deputeti Etjan Xhafaj, drejtuesja politike e PS Shkodër Edona Bilali dhe përfaqësues të tjerë.

Pas kësaj mbledhje Blendi Klosi bëri të ditur se procesi për përzgjedhjen e kryetarëve të PS në 61 bashkitë do të përfundojë në fund të muajit qershor dhe deri atëherë pas përzgjedhjes së kandidatëve do të ketë një fushatë të hapur dhe publike dhe më pas do jenë asambleja dhe një komitet drejtues nga qendra që do përzgjedhin fituesit, pra nuk do të ketë një votim nga antarësia.

I vetmi kriter që përjashton kandidatët është nëse nuk plotëson dekriminalizimin. Ky proces tha Klosi bëhet që PS të shpallet fituese edhe në zgjedhjet e ardhshme lokale që do jenë pas një viti. Ndërkohë edhe drejtuesja politike e PS Shkodër Edona Bilali tha se do të kërkohet që kandidatët të jenë modelet më të mira në PS dhe jo si anasjelltas duke iu referuar kryetarëve të partive të PD.

Artikulli paraprakVUÇIÇ: KOSOVA APLIKON PËR ANËTARËSIM NË KE, DO TË MBLEDH KËSHILLIT KOMBËTAR TË SIGURISË
Artikulli tjetërRRËZOHET KËRKESA E PD-SË PËR DËNIMIN E MASAKRËS SË SREBRENICËS, BERISHA: VOTUAT ME URDHËR TË VUÇIÇ