Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë Donald Lu përmes një mesazhi në Facebook ka dhënë një tjetër mesazh pro zgjedhjes së Prokurores së Përkohshme të Përgjithshme, Arta Marku. “Kushtetuta dhe Ligji për prokuroinë janë të qarta. Ambasada e SHBA mbështet opinionin ligjor të që OPDAT dhe EURALIUS i ka dhënë parlamentit’ deklaron Donald Lu.

Deklarata e ambasadorit të SHBA vjen pas propozimit të opozitës për ndryshimin e Kushtetutës në mënyrën se si mund të zgjidhet Prokurori i Përkohshëm, duke përcaktuar edhe shkarkimin e Arta Markut. Deputetë të PD dhe LSI kanë mbledhur firmat për të ndryshuar Kushtetutën dhe ligjin, në bazë të të cilit zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm.

Qëllimi sipas opozitës është për t’i dhënë fund antikushtetueshmërisë së zgjedhjes së kryeprokurorit. Amendamenti parashikon zgjedhjen e Kryeprokurorit të përkohshëm me 3/5 e votave në Kuvend dhe t’i nënshtrohet Vettingut, derisa të ngrihet KLP.

Artikulli paraprakPËR KLOSIN, “SHKODRA ASHT DASHNI”
Artikulli tjetërKRYEPROKURORJA ARTA MARKU KRIJON DREJTORINË PËR MBROJTJEN E TË MITURVE