Kreu i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj në një prononcim për mediat në përfundim të takimit me deputetët opozitarë, ka thënë se është e rëndësishme që të mos bojkotohet procesi për përzgjedhjen e Presidentit. Ai tha gjithashtu se gjatë mbledhjes u plotësuan emrat e anëtarëve që do të jenë pjesë në dy komisionet e rëndësishme, atë Territoriale dhe Zgjedhore.

“Ishin disa cështje te rëndësishme që u diskutuan. Po ishte dhe cështja për vlerësimin e situatës. Ishin edhe dy cështje të rëndësishme, që janë diskutimet për emrat që do të propozojmë për dy komisionet e rëndësishme, reformën zgjedhore dhe territoriale, që ne kemi bërë shumë negociata. Janë dy nga kuajt e betejës së opozitës dhe PD. Ne kemi pasur një vonesë, por për shkak edhe zhvillimeve të brendshme.

Kemi konkluduar në emrat që do të jenë prezent në dy komisionet, por edhe në komisionin e investimeve strategjike. Asnjë të re skishte në diskutimet e kolegëve, përvec faktit që u theksua që opozita te jete në proces, sic e kemi thënë në fillim, për të bërë detyrën tonë qytetare, morale, do të marrim pjesë në proces që të jetë gjithëpërfshirës.

Presidenti i Republikës kështu e do. Të jetë transparent. Duhet të jetë i njohur nga të gjithë dhe proces serioz, me kontributet e të gjitha palëve. Për këtë arsye pavarësisht skepticizmit, sulmeve, të pavërtetave që janë thënë është detyrim i opozitës që në një proces të rëndësishëm të mos bojkotonte. Të mos shmangej. Është një sfidë e vogël politike që opozita duhet t’i ketë përballë”, u shpreh Alibeaj.

Artikulli paraprakBASKET, TEUTA FITON TITULLIN KAMPION NË SHKODËR
Artikulli tjetër“SEKUESTRUAM LEVA HEKURI, PLLAKA GURI E SENDE TJERA TË RREZIKSHME”, GLEDIS NANO PAS “CONFERENCE LEAGUE: 19 POLICË TË PLAGOSUR, DËBUAM 80 TIFOZË TË ROMËS