Partia Demokratike nuk do të marrë pjesë në senacën parlamentare ku do të votohet Presidenti i ri i vendit. Lajmin e ka dhënë pak minuta më parë, Enkelejd Alibeaj. Ai tha se “Ky është një proces që vetëm nga ne nuk u bojkotua”.

“Qëndrimi ynë tashmë është i kuptueshëm për këdo. Që në fillim ne jemi futur në këtë proces për ato që ishin detyrime kushtetuese, morale e politike. Ne pa asnjë lloj kompleksi dhe pa u fshehur u futëm në këtë proces. Morëm pjesë dhe përcaktuam rregullat se si procesi duhet të bashkërendohej dhe i përbashkët.

Me gjithë tërheqjen dhe mospërmbushjen e detyrës nga ana e Partisë Socialiste. U provua që Rama nuk kishte asnjë lloj synimi që t’i jepte shqiptarëve atë President që thotë Kushtetuta. Presidenti duhet të ishte i të gjitha palëve, dhe këtij procesi në i bëmë të gjitha shërbimet”, tha ai.

Artikulli paraprakMINISTRJA BILALI: PS NJË PRESIDENT PËR GJITHË SHQIPTARËT
Artikulli tjetërSHKODËR, PANAIR NË KUADËR TË JAVËS ITALIANE