Zgjedhja e Presidentit, flet Ilir Meta: Ezaurimi i raundit të sotëm për t’i hapur mundësi opozitës

 

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka folur pas përfundimit të seancës së sotme parlamentare, ku dështoi raundi i parë për zgjedhjen e Presidentit. Duke folur për gazetarët, Meta theksoi se kjo është një mundësi që ta dialogohet me opozitën për një president konsensual. “Ishte tregues i vullnetit për të patur mundësinë për të biseduar edhe me opozitën që të kemi një proces sa më bashkëpunues, pasi dihet që kjo mazhorancë i ka numrat për të bërë zgjedhje legjitime të presidentit të ri. Raundi i radhës do të jetë nesër, por kemi kohën e duhur për të diskutuar. Ishte një kërkesë e grupit parlamentar të shumicës. Ne do ta presim opozitën brenda të gjithë mundësive, por nuk mjafton vetëm ne, duhet dhe opozita të vijë”, u shpreh Ilir Meta.

Artikulli paraprakRAMA: KOALICIONI PS-LSI NUK ËSHTË PROBLEM
Artikulli tjetërMASKAT MASAKROJNË ME LEVA 54-VJEÇARIN