HADRI: NJË KZAZ DO PËRFSHIJË KOMUNAT AKTUALE DHE TRE TË TJERA QYTETIN. Kater KZAZ do të Bashkia e Re e Shkodrës për zgjedhjet vendore të 21 qershorit të këtij viti.

Sapo është zbardhur vendimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve i cili i është dërguar të gjitha Bashkive të vendit. Komunat aktuale, bën të ditur juristi Suel Hadri, që bashkohen me Bashkinë Shkodër do të kenë një KZAZ ndërsa 3 të tjera do të jenë për qytetin e Shkodrës. Përcaktimi i 10 komunave aktuale në një KZAZ do të ketë ngarkesë më të madhe çka nënkupton se edhe problemet mund të jenë më të mëdha. Ende nuk janë përcaktuar vendnumrimet e votave dhe kjo do jetë në një fazë të dytë. Në zgjedhjet lokale të 2011-ës Bashkia Shkodër kishte 3 KZAZ ndërsa në rang Qarku ishin 5 të tilla. Tashmë me ndryshimet e reformës territoriale ndryshon edhe numri i KZAZ-ve por jo aq shumë vendndodhja e tyre.

Artikulli paraprakKODI I PUNËS, QEVERIA MIRATON NDRYSHIMET
Artikulli tjetërKUVENDI I SHQIPËRISË SHQYRTON AMENDAMENTIN E PD-së PËR TVSH-në