Zgjedhjet 2017 – Të “vegjlit” bëhen bashkë, 7 propozime për ndryshimin e kodit zgjedhor

Krerët e partive të vogla parlamentare janë bërë bashkë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare , duke i drejtuar një listë kërkesash komisionit parlamentar për reformën. Janë 7 propozime për ndryshimin e kodit zgjedhor ndër to numërimi elektronik, votimi i emigrantëve, dhe ashpërsimi i masave për shit-blerjen dhe tjetërsimin e votës Tiranë-5 partitë Parlamentare lista e Ben Blushit dhe Mimoza Hafizit, Lëvizja për Zhvillim Kombëtarë e Dashamir Shehit, Partia Agrare e Agron Dukës, PBdnj e Vangjel Dules, dhe Partia Demokristiane e Nard Ndokës, janë bërë bashkë për zgjedhjet e ardhshme paralamentare, duke i kërkuar dy partive të mëdha ndryshime të menjehershme në kod zgjedhor. Hafizi: Ne kërkojmë përbërje jo partiake të Komisioneve Zgjedhore, numërim elektronik të votave, kontroll dhe tavan mbi shpenzimet e partive politike dhe audit kombëtar, ashpërsim të masave për shit-blerjen e votës. E drejtë vote për emigrantët, hapësirë e barabartë mediatike gjatë fushatës, dekriminalizim të listave zgjedhore. Hafizi në emer të grupimit poltik, i bëri thirrje deputeteëve të tjerë të grupeve parlamentare t’i bashkohen kësaj nisme për ndryshimin e kodit zgjedhore.

Artikulli paraprakZJARR NË QENDRËN E EMIGRANTËVE NË PARIS, NJË I VDEKUR, 14 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërKINA SEKUESTRON “DRONE”-IN NËNUJOR AMERIKAN NË UJËRAT NDËRKOMBËTARË