25 Marsi shënon nisjen e fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit në Shqipëri. Edhe pse akoma fushata nuk ka nisur zyrtarisht vihet re një agresivitet mes partive bazuar në zhvillimet e ndodhura ditë më parë ku nuk kanë munguar as konfrontimet fizike mes militantëve të partive politike.
Kjo situatë është përsëritur më parë dhe nuk është diçka e re. Qytetarët e Shkodrës thonë se ky është vetëm fillimi i një muaji të egër mes palëve politike.
Ajo që presin të gjithë është një fushatë e qetë por në fakt janë vetëm eksponentët politik ata të cilët nxisin persona të ndryshëm për t’u përfshirë në incidente të cilat nuk kanë munguar sa herë ka patur zgjedhje.
Data e zgjedhjeve më 25 prill është një ditë e rëndësishme edhe në sytë e ndërkombëtarëve.