Gjykata Kushtetuese edhe pse nuk është ende e plotë ka pranuar kërkesën e bërë nga kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi për shpalljen të pavlefshme dhe antikushtetuese të zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Pranimi i kësaj çështjeje si hap i parë është një lajm i mirë shprehet kryebashkiakja

Përveç dekretit të datës së zgjedhjeve të vendosur nga Presidenti i cili i shtyu zgjedhjet por kjo nuk u mor parasysh nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve dhe mazhoranca, kryebashkiakja shprehet se në 23 faqet e ankimimit ka edhe disa argumente të tjera të depozituara në Gjykatën Kushtetuese.

Sa i përket besimit për një vendim të drejtë në momentin kur Gjykata Kushtetuese të jetë e plotë me të gjithë anëtarët e saj Ademi thotë se kjo varet edhe nga vullneti politik për të përzgjedhur anëtarë me integritet dhe të paanshëm në këtë institucion që është më i rëndësishmi.

Kryebashkiakja përveç çështjes së zgjedhjeve bëri të ditur edhe çmimin e parë për transparencën në rang kombëtar duke thënë se është një çmim i rëndësishëm.

Artikulli paraprak‘PRODHIMI I KANABISIT ËSHTË KTHYER BUJSHËM NË SHQIPËRI’,PD PUBLIKON VIDEON: RAMA NUK DËGJON ALARMIN E KANABIZIMIT, KA DËSHTUAR
Artikulli tjetërLEJET NË THETH, KREU I ADZM: PRIORITET NDËRTIMET E VJETRA