Enkelejd Alibeaj ka dhënë sot një deklaratë për media pas përfundimit të mbledhjes me deputetët.
Ai ka deklaruar se mbledhjet e tilla do jenë më të shpeshta tashmë që PD ka hyrë në fushatë për zgjedhjet e 14 majit. Alibeaj ka sqaruar se në mbledhje janë vendosur detyrat e grupeve të punës të ngritura në lidhje me fushatën.
” Kjo ishte një mbledhje e radhës dhe do të jenë më të shpeshta, tashmë që jemi futur në fushatë. Diskutimet janë të fokusuara në aspektin organizativ, deri në datën 20 kemi vendosur të përmbyllet procesi i miratimit të kandidaturave për Këshilla bashkiakë, Janë vendosur detyra përkatëse të grupit të punës.”, tha ai.