Ambasadori i OSBE në Shqipëri Vincenzo Del Monaco e mbylli misionin e tij në vendin tonë me një takim në qytetin e Shkodrës. Në intervistën e tij të fundit Ambasadori i OSBE tha se KQZ por edhe partitë politike dhe institucionet e tjera i dinë rekomandimet e OSBE lidhur me procesin e zgjedhjeve që do jenë vitin e ardhshëm. Disa prej tyre janë zbatuar tha ambasadori por ka edhe të tjera që shpreson të zgjidhen.

I pyetur se si po e lë Shqipërinë në fund të mandatit të tij në vendin tonë, Ambasadori i OSBE thtoë se Shqipëria ka bërë përparime ndërsa vlerëson popullin shqiptar.

Tashmë pas përfundimit të misionit të ambasadorit të OSBE Vincenzo Del Monaco pritet emërimi i një tjetër drejtuesi në këtë organizëm të rëndësishëm ndërkombëtar.

 

Artikulli paraprakBANORËT E BUSHATIT PROTESTË PËR TENDERAT E BASHKISË
Artikulli tjetërSHKRIMTARI NGA KOSOVA PROMOVON DY LIBRA NË SHKODËR