Zgjedhjet,ambasadorja gjermane e franceze:Më të mira se në 2013

Ambasadorja franceze Christine Vasak dhe ajo gjermane në Tiranë, Susanne Schutz, kanë vlerësuar zgjedhjet e 25 qershorit si më të mira se ato të para 4 viteve. Diplomatja franceze i bëri komentet e saj nga Vlora. Ajo u shpreh se gara elektorale u zhvillua normalisht dhe se pjesëmarrja ishte e mirë. “Kënaqësi që procesi u zhvillua normalisht. Zgjedhjet ishin të mira krahasuar me 2013, por sërish kishte probleme. Pjesëmarrja nuk ka qenë e ulët, ka qenë e mirë. Është bërë fushatë elektorale pozitive. Shqipëria ka prioritet BE-në, por duhet të plotësojë 5 pikat. Vettingu duhet të zbatohet në praktikë dhe jo të mbetet në teori”, shprehet Vasak. Ndërkohë nga Korça, vlerësime për zgjedhjet ka shprehur edhe ambasadorja gjermane Susanne Schutz. “Për ne ka qenë një kënaqësi që procesi u zhvillua normalisht dhe morën pjesë 18 parti. Pjesëmarrja nuk ka qenë e ulët, pra ka qenë relativisht e mirë. OSBE-ODHIR ka konstatuar se është bërë për një fushatë elektorale pozitive,që procesi ka qenë i lirë edhe i ndershëm, analiza deri tani ka qenë pozitive, do të ketë sigurisht një raport më të detajuar së afërmi por ne jemi të kënaqur që rezultati i zgjedhjeve ishte i mirë definuar. Ajo çka ne presim deri tani është vijimi i reformave të tjera të ndërmarra nga ana e qeverisë shqiptare në mënyrë që Shqipëria ti afrohet sa më shumë BE. Nuk më takon të gjykoj lidhur me këtë fakt, ishte vendimmarrje e qytetarëve shqiptarë ajo mbi bazën e së cilës iu dhënë më shumë vota njërës parti sesa partive të tjera politike. Gjykoj në këndvështrimin tim se ky është një shans për qeverinë për të vijuar në mënyrë të qartë dhe të vendosur reformat e iniciuara tanimë duke menduar tanimë 5 prioritetet kyçe ku më me përparësi janë reforma në drejtësi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit por sigurisht një shans më tepër edhe për opozitën për të realizuar një opozitë sa më të fortë”, u shpreh diplomatja gjermane në Tiranë.

Artikulli paraprakTREFISHOHEN LUNDRIMET. FLUKS GJATË VERËS NË PORTIN E DURRËSIT
Artikulli tjetërSEJKO: FUSHATA ZGJEDHORE DËMTOI EKONOMINË