Përfaqësues të OSBE/ODHIR të kryesuar nga Peter Taylor kanë takuar kreun e PD Lulzim Basha në selinë blu pas zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit.

Takimi mes Bashës dhe përfaqësuesve të OSBE ka nisur në orën 11:30, ndërsa po diskutohet për procesin zgjedhor si dhe parregullsitë e evidentuara. Kreu i misionit të OSBE-ODIHR, Peter Taylor dhe kryetari i ‘ngrirë’ i PD diskutuan për procesin zgjedhor të 25 qershorit.

Pas ‘ngrirjes’ së funksioneve Basha në 27 Qershor deklaroi se “Në 25 zgjedhor u ble masivisht vota. Kjo ishte një garë e pabarabartë, por sigurisht unë nuk kam ndërmend të konkurroj me të njëjtat mjete.

Ajo që ndodhi në zgjedhjet e 25 qershorit, është triumfi i paligjshmërisë”. Vërejtjet dhe akuzat për procesin Basha ia ka parashtruar edhe shefit të misionit të OSBE-ODIHR. Pak ditë më parë Taylor zhvilloi një takim me kryeministrin Rama dhe kryetarët e partive të tjera.

Artikulli paraprakLSI MBLEDH KONVENTËN KOMBËTARE, PËR ZGJEDHJEN E KRYETARIT TË RI
Artikulli tjetërTË ZHGËNJYER NGA BASHKIA SHKODËR